De Bruyne, mesfushori më i mirë për sezonin 2019/20 në LK
Kevin De Bruyne është zgjedhur si mesfushori më i mirë për sezonin 2019/20 nga UEFA.
Sport
Mesfushori belg pati një përformancë të hatashme me klubin e tij Manchester City, pavarësisht se nuk arriti qëllimin final.
De Bruyne kishte statistike të frikshme, duke realizuar 13 gola në Premierligë dhe dy në Ligën e Kampionëve.
29-vjeçari ishte i rivalizuar nga dy fituesit e Ligës së Kampionëve, Thiago Alcantara dhe Thomas Muller për këtë çmim. /Lajmi.net/