De Bruyne: E dinim se ishte e pamundur të arrinim Liverpoolin

Kevin de Bruyne ka pranuar se ai dhe shokët e tij të skuadrës së Manchester Cityt e dinin që nuk kishte shpresë për të ndalur Liverpoolin të bëhej kampion i Premierligës këtë sezon.

Sport

27/06/2020 11:27

Humbja e Manchester Cityt në ‘Stamford Bridge’ nga Chelsea i dha Liverpoolit titullin, duke i dhënë fund pritjes së gjatë 30 vjeçare.

Por De Bruyne ka pranuar që City ishte skuadra e dytë më e mirë, por inston se ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur.

“Ne e dinim se ishte e pamundur (t’i arrinim ata pas bllokimit), tha De Bruyne për faqen zyrtare të klubit, përcjell lajmi.net.

“Jeni të zhgënjyer gjithmonë kur nuk fitoni, por unë mendoj se jemi mjaft të sinqertë për të thënë se Liverpool ishte më i mirë këtë vit”.

“Mendoj se kemi vërtetë shumë, kemi luajtur vërtetë mirë, por nuk kemi qenë mjaft të mirë dhe nuk është problem ta pranojmë”./Lajmi.net/