David Guetta ambasor i “EURO 2016”
Tani është zyrtare se David Guetta do të jetë ambasador i muzikës i Evropianit të Futbollit 2016 që do të mbahet në Francë.

ShowBiz
Guetta do të shkruajë dhe do të incizojë këngën zyrtare për UEFA Euro 2016. DJ-i më i njohur në botë, gjithashtu do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes,më 10 qershor 2016, në Stade de France.
“Kemi pasur dëshirë të bashkëpunojmë me David Guetta-n,pasi gjatë karrierës së tij shumëvjeçare ka vërtetuar se mund të krijojë muzikë,e cila inspiron njerëzit anekënd botës”,ka deklaruar presidenti i UEFA-s,Mishel Platini.
Në anën tjetër,Guetta ka thënë se është shumë i emocionuar që do të jetë pjesë e këtij turneu kaq të madh në vendin e tij, duke shtuar: “Muzika dhe futbolli, janë në miqësi të ngushtë kur bëhet fjalë për festime dhe argëtime dhe unë dua të kontribuojë që ky EURO të jetë më mbresëlënësi deri më tani”.(Lajmi.net)