David Ornstein: Man City nuk ka marrëveshje me asnjë skuadër për Gabriel Jesus
Gazetari i njohur i The Athletic, David Ornstein, në një intervistë të zhvilluar së fundi, tha se Manchester City nuk ka marrëveshje me asnjë skuadër për Gabriel Jesus.
Sport
Tutje, ai u shpreh se skuadra më e interesuar për lojtarin është Arsenali i cili është e vendosur për t’i përforcuar radhët e veta me një sulmues.
Gjasat që kjo lëvizje të ndodhë janë të mëdha, diçka të cilën nuk e përjashton as Ornstein që thotë se “topçinjtë” janë favoritë për ta transferuar brazilianin, transmeton lajmi.net.
Mbetet të shihet se si do të vijojë kjo “sagë” për lojtarin.
Pos Arsenalit, të interesuar për Jesus janë edhe Tottenham dhe Chelsea. /Lajmi.net/