Daut Haradinaj: Faturat energjetike me çmime astronomike, dëshmi e abuzimit kriminal të bandës energjetike
Kandidati për deputet të Kosovës nga radhët e AAK, Daut Haradinaj thotë se Qeveria e Kosovës po abuzon me qytetarët e vendit. Haradinaj me një postim në Facebook tha se faturat e energjisë elektrike që po shpërndahen sot, janë me çmime astronomike dhe sipas tij kjo është dëshmi e abuzimit kriminal i bandës energjetike, transmeton…
Lajme
Kandidati për deputet të Kosovës nga radhët e AAK, Daut Haradinaj thotë se Qeveria e Kosovës po abuzon me qytetarët e vendit.
Haradinaj me një postim në Facebook tha se faturat e energjisë elektrike që po shpërndahen sot, janë me çmime astronomike dhe sipas tij kjo është dëshmi e abuzimit kriminal i bandës energjetike, transmeton lajmi.net.
“Nëse ka pasë ndonjëherë abuzim me popull është kjo që po ndodh tani nga kjo qeveri. Faturat e rrymës që po shpërndahen sot me çmime astronomike, janë dëshmi e abuzimit kriminal të bandës energjetike.
Urgjent duhet me u ngrit i madh e i vogël me e ndalu këtë shkatërrim.Ne paguajmë për GEN-in serb, ky është krim dhe kjo është arsyeja se pse u ndërpre projekti për termocentralin e ri”, ka shkruar ai./Lajmi.net/
Ja postimi i plotë: