Data e sotme është shumë e veçantë për Granit Xhakën

Vajza e Granit Xhakës sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

07/10/2020 09:49

Në familjen e Granit Xhakës sot ka arsye për të festuar, kjo ngase vajza e tij feston ditëlindjen e parë, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, futbollisti publikoi një foto të ëmbël të vogëlushes në vaskë si dhe zgjedh fjalët më të mira për të.

“Urime ditëlindjen princesha ime e bukur. Nuk mund të besoj se je zyrtarisht njëvjeçare. Faleminderit që më bën gjithmonë të buzëqeshi. Jam babai më i lumtur në botë, shkaku yt”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Granit Xhaka është i martuar me Leonita Lekajn, ndërsa Ayana është fëmija i vetëm i çiftit. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B8Qi67qn2vZ/