Dashuri e Zakonshme nga U2

Adhuruesit e U2 kanë arsye për gëzim. Kënga e re e bendit, Ordinary Love, është pjesë e kolonës zanore të filmit biografik Mandela: Long Walk to Freedom. Kurse, albumi i ri do të publikohet muajin e ardhshëm.

ShowBiz

21/10/2013 11:50

Kult bendi irlandez U2, pas tri viteve pushimi, ka publikuar një këngë të re autoriale.

Ordinary Love është pjesë e kolonës zanore të filmit biografik Mandela: Long Walk to Freedom, për revolucionarin anti-aparteid dhe luftëtarin për të drejtat e njeriut – Nelson Mandela.

Roli kryesor në film i është besuar Idris Elba, i njohur për rolin e Stringer Bell në serialin The Wire.

Në një intervistë të dhënë javë më parë për radiostacionin irlandez 98FM, Adam Clayton, basisti i U2, zbuloi se muajin e ardhshëm bendi do ta përfundojë albumin e ri, i cili do të përmbajë 12 këngë.

Ky do të jetë albumi i 13’të i U2.

I fundit ishte No Line on the Horizon, në vitin 2009.

 

Mandela: Long Walk to Freedom