Dash dhe Gaforre – karakteristikat e një prej çifteve më të vështira të zodiakut
Koha që rrjedh është një armik i këtyre çifteve.
Fun
Çifti Dash-Gaforre ka një lidhje speciale, sidomos në fillimet e saj. Kënaqësia e Gaforres për të dëgjuar kombinohet mirë me nevojën e Dashit për një evolucion të vazhdueshëm. Sepse Dashi është i palodhur, gjithmonë në kërkim të të rejave dhe entuziazmit.
Ndryshe nga Gaforrja e cila jeton pak në botën e vet që kënaqet me atë të cilën ka frikë ta humbasë. Çifti i formuar nga këto dy shenja është i konsoliduar mirë. Aftësia e tyre për të ndenjur së bashku është shumë evidente, ashtu si alkimia. Me një pengesë të vetme: Kohën.
Kemi gjithnjë e më pak kohë në dispozicion dhe rikuperimet në çift janë thelbësore. Por jo gjithnjë ia dalin mbanë. Kështu bien në një mërzi, një rrafshim tipik i çifteve të martuar prej dekadash.
Dash dhe Gaforre: Vëmendje ndaj kohës që kalon në mënyrë të pashpjegueshme në çift
A është martesa varri i dashurisë? Në një farë mënyre. Afërsia e tyre e fortë duket e hallakatur pas shumë viteve së bashku. Koha që rrjedh është një armik i këtyre çifteve. Arsyeja? Ne linearizojmë veten, ndalemi së kuptuari tjetrin dhe nevojat e tij.
Arsyeja qëndron në pavarësinë e madhe të këtyre dy shenjave. Ata nuk mund të qëndrojnë pa njëri tjetrin, por kur janë bashkë, i nënvlerësojnë këto arsye. Nuk ndizen më shkëndija dhe mos u habisni nëse diçka e re mund të hyjë në jetën e një Dashi. Po Gaforre, e kuptuat mirë.
Dashi mund të interesohet edhe për gjëra të tjera, kështu që mendojeni këtë nëse keni një marrëdhënie afatgjatë. A ia vlen ta hedhësh partnerin në krahët e një tjetri? /Lajmi.net/