Dardanët zbarkojnë në Spanjë para ndeshjes kryesore me Islandën
Futbollistët e Kosovës kanë arritur në Spanjë ku do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit ndaj Islandës që do të përcaktojë se cila nga këto dy kombëtare do të sigurojë grupin B të Ligës së Kombeve. Dardanët kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë 2:1 dhe gjithçka mbetet e hapur deri në fund. Federata e Futbollit…

Sport
Futbollistët e Kosovës kanë arritur në Spanjë ku do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit ndaj Islandës që do të përcaktojë se cila nga këto dy kombëtare do të sigurojë grupin B të Ligës së Kombeve.
Dardanët kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë 2:1 dhe gjithçka mbetet e hapur deri në fund.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se dardanët tashmë kanë zbarkuar në Mursia, ku nesër në “Nueva Condomina” i pret dueli vendimtar me islandezët e papërshtatshëm nga ora 18:00
“Të bashkuar ecim drejt suksesit”, ka shkruar FFK-ja në një postim në Facebook.
Kosova ka përfunduar e dyta në grupin C2 të Ligës së Kombeve, ndërsa Islanda në vendin e tretë në grupin B4.
Në rast të kualifikimit, për të cilin Kosova duhet ta mbrojë rezultatin nga ndeshja e parë, dardanët do të luajnë për herë të parë në grupin B të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja e Kosovës kundër Islandës do të luajë pa portierin Arianet Muriq dhe mesfushorin Donat Rrudhani, të lënduar në ndeshjen e parë, ndërkohë ekipit i është bashkuar portieri i Dritës, Faton Maloku.
Takimi zhvillohet në terrenin neutral pasi stadiumi në Reikjavik është në renovim