“Dardanët” me video motivuese para ndeshjes ndaj Islandës: Forca bijtë e vendit!
“Estadio Enrique Roca” në Murcia do të jetë skena e një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar. Kosova do të përballet sonte me Islandën në ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Kombeve, ku synon të sigurojë një vend në Ligën B për herë të parë. “Dardanët” vijnë në këtë…

Sport
“Estadio Enrique Roca” në Murcia do të jetë skena e një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar.
Kosova do të përballet sonte me Islandën në ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Kombeve, ku synon të sigurojë një vend në Ligën B për herë të parë.
“Dardanët” vijnë në këtë sfidë me një avantazh të lehtë, pasi në përballjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, triumfuan me rezultatin 2:1.
E tifozët e Kosovë, “Dardanët” publikuan një video motivuese para kësaj sfide.
“Sot, le të ketë festë Kosova, le të brohorasin zemrat tona. Për atdheun që e kemi përmbi gjithçka. Një popull i tërë sot sheh me sy nga ju me emocion dhe padurim. Një popull i tërë pret një gëzim të munguar. Forca bijtë e vendit!”, shkruhej në postimin e “Dardanëve”.