Dardan Cena dekorohet me medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të juniorëve
Xhudisti Dardan Cena fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të juniorëve. Ne Pragë të Çekisë po mbahet Kampionati Evropian i juniorëve, ku xhudisti nga Kosova arriti të dekorohet me një medalje. Dardan Cena fitoi medaljen e bronztë, në kategorinë -73 kilogramë, transmeton lajmi.net. Në rrugëtimin e tij deri te lufta për të bronztën, Dardani…
Sport
Xhudisti Dardan Cena fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të juniorëve.
Ne Pragë të Çekisë po mbahet Kampionati Evropian i juniorëve, ku xhudisti nga Kosova arriti të dekorohet me një medalje.
Dardan Cena fitoi medaljen e bronztë, në kategorinë -73 kilogramë, transmeton lajmi.net.
Në rrugëtimin e tij deri te lufta për të bronztën, Dardani në raundin e parë e mposhti me Wazaari dhe Ippon xhudistin nga Estonia, Artemi Larionov.
Ndërkaq, në raundin e dytë Cena shënoi fitore me Ippon kundër ukrainasit, Anton Shuhalieiev.
Dardani vazhdoi me fitore ku në raundin e tretë e mposhti me Wazaari xhudistin e Sllovenisë, Nace Herkovic, kurse u njoftua me humbje në çerekfinale, pasi u mposht nga hungarezi, Daniel Szegedi.
Pas kësaj ndeshjeje, Cena vazhdoi në fazën e repesazhit, ku në raundin e parë me Ippon e mposhti çekun, Petr Mlady.
Për të fituar medaljen e bronztë Dardani mposhti hungarezin, Gergely Adorjani./Lajmi.net/