Dante ‘turpëron’ Schweinsteigerin
Atmosfera në skuadrën e Bayern Munichut është e shkëlqyeshme. Si të jetë ndryshe. Skuadra është në formë të jashtëzakonshme, është duke dominuar në Bundesligë ku me një ndeshje më pak të zhvilluar, ka dhjetë pikë më tepër se përcjellësi i parë Bayer Leverkusen. Stërvitjet në ekip janë kënaqësi e vërtetë për t’u shikuar, njësoj sikurse…
Sport
Atmosfera në skuadrën e Bayern Munichut është e shkëlqyeshme. Si të jetë ndryshe.
Skuadra është në formë të jashtëzakonshme, është duke dominuar në Bundesligë ku me një ndeshje më pak të zhvilluar, ka dhjetë pikë më tepër se përcjellësi i parë Bayer Leverkusen.
Stërvitjet në ekip janë kënaqësi e vërtetë për t’u shikuar, njësoj sikurse ndeshjet e tyre.
Por, në stërvitjen e fundit para ballafaqimit me Eintracht Frankfurtin të dielën, qendërmbrojtësi Dante ishte në ‘formë’ dhe bëri një driblim ndaj mesfushorit Bastian Schweinsteiger.
Edhe pse veprimi nuk i doli në mënyrë të përkryer, reprezentuesi brazilian ishte aq i kënaqur me atë që bëri sa që u gëzua kur mësoi se driblimi i tij u xhirua nga kamera.