Danilo: Do të jetë ndeshje e bukur ajo kundër Real Madridit

Danilo Luiz ka folur për ndeshjen miqësore ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit. Real Madridi dhe Juventusi do të përballen me njëra-tjetrën në ndeshjen miqësore. Të dy ekipet përgatitjet parasezonale po i zhvillojnë në Amerikë, aty ku do të mbahet gjithashtu edhe takimi i tyre. Përpara ndeshjes ka folur ish-lojtari i Real Madridit, tashmë i Juventusit,…

Sport

29/07/2022 23:40

Danilo Luiz ka folur për ndeshjen miqësore ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit.

Real Madridi dhe Juventusi do të përballen me njëra-tjetrën në ndeshjen miqësore.

Të dy ekipet përgatitjet parasezonale po i zhvillojnë në Amerikë, aty ku do të mbahet gjithashtu edhe takimi i tyre.

Përpara ndeshjes ka folur ish-lojtari i Real Madridit, tashmë i Juventusit, Danilo Luiz.

“Do të jetë një ndeshje e mirë ajo kundër Real Madridit. Do të jetë emocionuese për mua, pasi kam kaluar dy vite atje”, tha mbrojtësi, transmeton lajmi.net.

Ndeshja ndërmjet Realit dhe Juves zhvillohet më 31 korrik, me fillim nga ora 04:00 e mengjesit./Lajmi.net/