Bilall Sherifi pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë: Gjashtë vite larg familjes, koha e fundit që kjo dramë të marrë fund
Bilall Sherifi ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, duke shprehur indinjatën për gjashtë vitet që, sipas tij, ish-kryetari i Kuvendit u mbajt larg familjes. Përmes një postimi, Sherifi ka përshkruar dhimbjen që kjo periudhë ka shkaktuar te familjarët e Krasniqit, duke thënë se në çdo mëngjes, drekë dhe darkë, në sofrën e…
Lajme
Bilall Sherifi ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, duke shprehur indinjatën për gjashtë vitet që, sipas tij, ish-kryetari i Kuvendit u mbajt larg familjes.
Përmes një postimi, Sherifi ka përshkruar dhimbjen që kjo periudhë ka shkaktuar te familjarët e Krasniqit, duke thënë se në çdo mëngjes, drekë dhe darkë, në sofrën e tyre ka munguar një person, transmeton lajmi.net.
“Baca Jakup, çka më revolton ma së shumti është sa lehtë po mësohemi me të pa veç në fotografi. E shohim foton, prekemi, ndalemi pak e mandej e vazhdojmë jetën. E ty të kanë mbajtë padrejtësisht gjashtë vite larg familjes tande. Për njerëzit e tu, çdo mëngjes, çdo drekë e çdo darkë e këtyne gjashtë viteve ka pasë një vend të zbrazët në sofër. Vendin tand”, ka shkruar Sherifi.
Ai ka shprehur keqardhje edhe për kohën e gjatë që familja e Krasniqit është dashur të presë për ta pasur sërish pranë, duke ngritur edhe pyetjen se kush mund t’ua kthejë vitet e humbura.
Sherifi ka kritikuar gjithashtu atë që e ka cilësuar si mbështetje të tepruar në thirrjet për durim, duke theksuar se tashmë duhet të ndërmerren veprime konkrete.
“Është koha e fundit që kjo dramë të marrë fund. Urgjentisht duhet ta zëvendësojmë togfjalëshin ‘DURIM, se bahet mirë’ me togfjalëshin ‘VEPRIM, që ta bajmë mirë’”, ka theksuar ai.
Në fund të reagimit, Sherifi ka thënë se Krasniqi mund t’ua falë këtë pritje, por sipas tij, historia nuk do ta falë kurrë.
“Përndryshe, ti, me atë zemër të madhe që e ke, mundesh edhe me na e falë, por historia s’ka me na e falë kurrë. Me të drejtë!”, ka përfunduar Sherifi.
Postimi i plotë:
Baca Jakup, çka më revolton ma së shumti është sa lehtë po mësohemi me të pa veç në fotografi. E shohim foton, prekemi, ndalemi pak e mandej e vazhdojmë jetën. E ty të kanë mbajtë padrejtësisht gjashtë vite larg familjes tande. Për njerëzit e tu, çdo mëngjes, çdo drekë e çdo darkë e këtyne gjashtë viteve ka pasë një vend të zbrazët në sofër.
Vendin tand.
Më vjen randë sa lehtë na del prej gojës fjala DURIM. Sa herë që ta shoh atë dorë të ngritun, më kujtohet sa gjatë kanë pritë njerëzit e tu me të pasë prapë ulun me ta në sofër. Ardhjen tande e kanë pritë me mall, por jo për arsyet që e banë të mundun. Kush ka me jua kthy ty e familjes tande ato gjashtë vite që duhej me i jetu bashkë?
Është koha e fundit që kjo dramë të marrë fund. Urgjentisht duhet ta zëvendësojmë togfjalëshin “DURIM, se bahet mirë” me togfjalëshin “VEPRIM, që ta bajmë mirë”. Përndryshe, ti, me atë zemër të madhe që e ke, mundesh edhe me na e falë, por historia s’ka me na e falë kurrë.
Me të drejtë!/lajmi.net/