Dalin rivalët dhe datat e “finaleve” të Ballkanit, Partizanit e Strugës
Për skuadrat shqiptare, ëndrra evropiane vazhdon. Ballkani, Partizani e Struga, tri skuadrat shqiptare kampione të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, sonte e prekën fazën e “play-off”-it të Ligës së Konferencës. Këto skuadra i ndan vetëm edhe një fazë nga ajo e grupeve, të cilën në vitin e kaluar e kishte shijuar ekipi kosovar. Ballkani…
Sport
Për skuadrat shqiptare, ëndrra evropiane vazhdon.
Ballkani, Partizani e Struga, tri skuadrat shqiptare kampione të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, sonte e prekën fazën e “play-off”-it të Ligës së Konferencës.
Këto skuadra i ndan vetëm edhe një fazë nga ajo e grupeve, të cilën në vitin e kaluar e kishte shijuar ekipi kosovar.
Ballkani në fazën tjetër do të ketë punë me ekipin bjellorus, BATE Borisov, kurse Partizani do at sfidojë skuadrën nga Kazakistani, Astana.
Ndeshjet e para të fazës së “play-off”-it do të luhen të enjten e 24 gushtit, kurse ato të kthimit një javë më vonë, respektivisht më 31 gusht.
Ballkani i Ilir Dajës dhe Struga e Shpëtim Duros, do t’i luajnë në shtëpi duelet e para përkatëse.
Kurse, “Demat” e Zoran Zekic do ta zhvillojnë në udhëtim përballjen e parë me Astanën.