Dalin para Gjykatës pesë të akuzuarit për vendosjen e barrikadave në veri, një tjetër mungon

Sapo ka nisur në Gjykatën Themelore në Prishtinë seanca gjyqësore në rastin e barrikadave të vendosura në veri të Kosovës. Në këtë rast janë të akuzuar Dushan Maksimoviq, Milosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobaq, Sërdjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq. Orloviq po mungon sot në seancë pasi ndodhet në Serbi. Seanca po zhvillohet në kuadër të…

Lajme

31/08/2026 09:50

Sapo ka nisur në Gjykatën Themelore në Prishtinë seanca gjyqësore në rastin e barrikadave të vendosura në veri të Kosovës.

Në këtë rast janë të akuzuar Dushan Maksimoviq, Milosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobaq, Sërdjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq.

Orloviq po mungon sot në seancë pasi ndodhet në Serbi.

Seanca po zhvillohet në kuadër të procedurës gjyqësore lidhur me ngjarjet e barrikadave të vendosura në veri të vendit.

Ndërkohë, në muajin korrik kishte dështuar të mbahej seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarve për vendosjen e barrikadave.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se kanë bllokuar rrugët kryesore me mjete të rënda, përfshirë kamionë të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera.