Dalin pamjet e para: Kështu do duket iPhone 12 Pro

Një postim i ri zbulon se si do të duket në të vërtetë iPhone 12 Pro.

Auto & Tek

13/09/2020 14:16

Një video e pjesës së shasisë së telefonit, e postuar në Twitter, jep një vështrim i parë i celularit të mençur, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.

Apple pothuajse çdoherë prezanton telefonat e rinj në mes të shtatorit dhe java e ardhshme do të ishte tradicionalisht koha për ngjarjen Apple. Në vend të kësaj, si rezultat i pandemisë, prezantimi i telefonit të mençur pritet të shtyhet përsëri në tetor.

Kompania po zhvillon një ngjarje të madhe virtuale këtë javë, por pritet që të përqendrohet në Apple Watch dhe produkte të tjera. /Lajmi.net/