Dalin në shitje biletat për tifozët e Kosovës për ndeshjen me Greqinë

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ka filluar shitja online e biletave për sektorin e tifozëve kosovarë për ndeshjen Greqi – Kosovë, e cila zhvillohet të dielën në Volos, në orën 20:45.

Sport

10/06/2022 14:16

“Dardanët” vijnë pas një fitoreje shumë të rëndësishme ndaj Irlandës së Veriut, me rezultat 3-2, e për rrjedhojë as interesimi për ta parë nga afër kombëtaren nuk do të mungojë.

Të gjithë të interesuarit biletat mund t’i blejnë në linkun e mëposhtëm:

https://www.ticketmaster.gr/gnfc/privateSales.html?deepLink=242&hash=_SZaDVr030YhZqo6-I_Tk3cfzk52119122

Kjo do të jetë ndeshja e fundit për Kosovën gjatë këtij muaji në Ligën e Kombeve. /Lajmi.net/