Dalin në shitje apartamentet e pallatit më të hollë në botë

Pallati më i hollë në botë, me 430 metra lartësi, do bëhet së shpejti hapësirë banimi.

Fun

12/12/2019 18:17

Raporti 24:1 lartësi-gjatësi e bën ndërtesën më të hollë në botë. Objekti arkitektural gjendet në Nju Jork, pranë “Central Park”, transmeton lajmi.net.

Porositë për apartamente kanë nisur që nga e hëna. Në oferta përfshihen një sërë shërbimesh luksoze.

Shërbimet poshtë pallatit përfshijnë një pishinë të gjatë, sauna dhe një lokal në tarracë me verandë të hapur.

Përveç këtyre mundësive, banorët do të kenë një palestër, restaurante private dhe shumë salla takimesh.

Ndërtimi ka arritur te kati i 73-të e pritet të mbarojë në vitin 2019. Apartamentet kushtojnë nga 18-56 milionë dollarë. /Lajmi.net/