Dalin fotot e para të dimijave ‘Apple’

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi ku shihet modeli më i ri i veshjeve tradicionale të njohura si dimija.

Fun

13/03/2016 18:06

Një grua shihet në fotografi krah për krah me bashkëshortin e saj, e veshur me dimija të cilat zakonisht vishen nga nuset në dasma, shkruan lajmi.net

Dimijat e kësaj nuseje janë të veçanta pasi mbajnë logon e kompanisë së njohur të telefonave të mençur ‘Apple’. Madje ato tashmë po quhen ‘Dimija 7S’, duke ironizuar me iPhone 7 i cili pritet të dal në treg.

Janë disa lloje të dimijave dhe ato zakonisht janë të gjera me material deri në 12 metra. Në traditat e popullit shqiptar, dimijat kryesisht i shkojnë gruas dhuratë nga burri. /lajmi.net