Dalin dëshmi të reja, në votat e ardhura nga Serbia votuan të vdekurit

Vazhdojnë të dalin dëshmi të reja se si serbë të vdekur figurojnë në listën e votuesve në zgjedhjet e 6 tetorit.

Lajme

14/11/2019 10:24

Qytetarë serbë, të cilët kanë pasur të drejtë vote, por që kanë ndërruar jetë, bëjnë pjesë në listat e votuesve jashtë Kosove.

Ata bëjnë pjesë, pikërisht në votat e ardhura nga Serbia, të cilat PZAP-i ka urdhëruar KQZ-në t’i heqë, sepse sipas PZAP-i janë evidentuar një serë parregullsish më pakot e ardhura nga Serbia.

Lajmi.net, ka arritur të siguronte dokumente se si dhjetëra votues figurojnë në listën e të të vdekurve, e të cilët kishin ndërruar jetë.

Pakot e ardhura nga Serbia janë objekt trajtimi i Gjykatës Supreme.

Kandidatë për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nenad Rashiqi janë ankuar në Supreme pasi PZAP-i ka urdhëruar KQZ-në t’i largojë ato vota.

Rikujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Nenad Rashiqi kishin thënë se këto fletëvotime nuk duhet assesi të pranohen, sepse janë fletëvotime false dhe të kontrabanduara, por tashti situata ka ndryshuar dhe votat po kërkohet të numërohen.