Dakordohen Modric dhe Real Madrid – do të ketë rinovim kontrate

Aventura e Luka Modric te Real Madrid do të shtyhet edhe për pak kohë.

Sport

11/01/2022 11:24

Mesfushori kroat ka vendosur që të rinovojë kontratën e tij me Real Madrid së paku edhe për një vit.

‘AS’ raporton se Luka është pajtuar të rinovojë kontratën që tashmë do ta mbajë lojtarin në ‘Santiago Bernabeu’ deri në vitin 2023, transmeton lajmi.net.

Veterani 36 vjeçar po punon për të siguruar këtë kontratë 12 vjeçare.

Modric ka kaluar periudhën më të mirë në karrierën e tij pikërisht në Madrid, ku ka fituar edhe Topin e Artë, por edhe shumë trofe me ‘Los Blancos’.

Mbetet të shihet se kur do të zyrtarizohet marrëveshja mes Modric dhe Real Madrid. /Lajmi.net/