Daily Mirror: Ardhja e Ten Hag te Man Utd pengon transferimin e Harry Kane
Zyrtarizimi i Erik Ten Hag pritet ta pengojë transferimin e Harry Kane te Manchester United.

Sport
Të paktën kështu raporton Daily Mirror, sipas së cilës afrimi i anglezit në “Old Trafford” do të ishte më i lehtë nëse postin e trajnerit në këtë skuadër do ta merrte Maurcio Pochettino.
Dyshja njihen që prej kohës kur argjentinasi udhëhiqte “Spurs” dhe marrëdhënia e tyre ishte shumë e afërt atë kohë, shkruan lajmi.net.
Duke e parë se “Djajtë e Kuq” janë të vendosur sa i përket çështjes së trajnerit, me Hag që vetëm sa nuk është zyrtarizuar, 29-vjeçari nuk e ndërmend të lëvizë nga Londra.
Kane u përfol edhe në të kaluarën për një transferim te Manchester United, por gjithçka komplikohej në fund, me lojtarin që arrinte marrëveshje për qëndrim. /Lajmi.net/