Dafina ju fton nesër në protestë: T’a ngrisim zërin kundër dukurive të tilla në vendin tonë
Këngëtarja, Dafina Zeqiri sot është bërë pjesë e protestës kundër abuzimit të vajzave dhe grave.
ShowBiz
Kurse, nesër në Drenas pritet po ashtu të protestohet për skandalin e abuzimit seksual të 16 vjeçares, shkruan lajmi.net.
Kështu, Dafina me anë të një postimi të ndarë në InstaStory i fton të gjithë t’i bashkohen protestës në Drenas.
“Të bashkohemi të gjithë në protestën që mbahet nesër në Drenas në orën 12:00. T’a ngrisim zërin kundër dukurive të tilla në vendin tonë”, ka shkruar Zeqiri sipër imazhit. /Lajmi.net/