Cuadrado i rrëfehet Sirigut: Nuk provova të shënoja nga korneri

Mbrojtësi Juan Cuadrado realizoi një eurogol nga rivëndja këndore në fitoren ndaj Genoas.

Sport

05/12/2021 23:42

Kolumbiani shënoi pas vetëm nëntë minuta lojë nga korneri, me Juventus që triumfoi me rezultat 2 – 0, ku golin e dytë e shënoi Paulo Dybala, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, “DAZN” ka zënë në kamera në tunel në një bisedë mes portierit Sirigua dhe mbrojtësit Cuadrado, aty ku ky i fundit i tregoi se nuk provoi të shënonte nga korneri.

“Nuk provova atë. Provoja të gjuaja topin afër shtyllës dhe shkoi vërtetë lartë”.

Ndërkohë, Sirigu pastaj filloi të qeshte kur Cuadrado ia tregoi këtë informatë./Lajmi.net/