Të Infektuar: 18.345

Të Shëruar: 15.198

Të Vdekur: 669

Crotone befason Juventusin, jo më shumë sesa një barazim për ‘Zonjën e vjetër’

22:40 | 17 Tetor 2020

Crotone ka bërë befasinë e javës në Serie A.

Skuadra e Crotone ka arritur të luajë baras kundër kampionëve të Serie A, Juventus, shkruan lajmi.net.

Me rezultatin final 1:1, Crotone dhe Juve kanë ndarë nga një pikë me njëra tjetrën.

Goli i parë i këtij takimi erdhi në minutën e 12’, kur Simy shënoi nga pika e bardhë për epërsinë e Crotone.

Juve do të reagonte në minutën e 21’ me anë të Alvaro Morata, për të shkuar në pushim me rezultatin e barabartë.

Në minutën e 60’, Federico Chiesa la skuadrën me 10 lojtarë në fushë, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Morata do të gjente golin edhe një herë në minutën e 76’, por ky gol do të anulohej.

Kështu, me këtë barazim, Juve shkon në tetë pikë, kurse Crotone merr pikën e parë. /Lajmi.net/