Cristiano Ronaldo: Rivaliteti me Messi është ‘i shëndetshëm’

Cristiano Ronaldo ka komentuar së fundmi rivalitetin e tij me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Sport

28/10/2019 16:31

Messi dhe Ronaldo janë dy nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.

Tash e më shumë se 10 vite dyshja kanë qenë në majat e futbollit, duke vendosur rekorde të njëpasnjëshme.

Për këtë rivalitet ka folur edhe lojtari ofensiv i Juventus, Ronaldo, i cili ka thënë se rivaliteti i kahershëm i tij me Messi ka qenë ‘ i shëndetshëm’ për dy lojtarët.

“Ballafaqimi ynë me njëri tjetrin në Spanjë na ka bërë që të përmirësohemi. Kur isha tek Real Madrid, kisha presionin. Ishte rivalitet i shëndetshëm” ka thënë Ronaldo.

Këto fjalë ylli portugez i ka thënë në një intervistë për ‘France Football’. Prestigjiozja franceze ndanë çmimin e më të mirit të vitit, në dhjetor, dhe në garë janë edhe Messi e Ronaldo. /Lajmi.net/