Cristiano Ronaldo i hapur për rikthimin në Real Madrid

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është duke dominuar nëpër mediat e huaja, meqenëse lidhet me rikthimin në La Liga pas tri viteve.

Sport

24/03/2021 08:13

Sipas Marca, nëse Reali e fton, atëherë portugezi do rikthehet në “Santiago Bernabeu”, transmeton lajmi.net.

Portugezi është i bindur që kontribuon shumë në Madrid dhe statistikat flasin për të.

Ai ka realizuar 30 gola 34 ndeshje këtë edicion, duke ndjekur 37 gola në 46 gjatë sezonit të kaluar dhe “Los Blancos” kanë nevojë për një golashënues.

Sidoqoftë, e tëra vendoset nga klubi, derisa janë në dijeni që portugezi duhet të këtë sinjal dhe sipas këtij raportimi marrëveshja vërtet mund të realizohet./Lajmi.net/