Cristiano Ronaldo fiton çmimin e sulmuesit të vitit në Seria A

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është zgjedhur sulmuesi më i mirë i vitit 2020/21.

Sport

31/05/2021 16:59

Portugezi ishte në top formë dhe një ndër më meritorët që i ndihmoi “Zonjës së Vjetër” të kualifikohen në Ligën e Kampionëve si dhe të fitojnë Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë, shkruan lajmi.net.

Pos kësaj, Ronaldo gjithashtu ishte golashënuesi numër një në kampionatin italian me 29 gola, pesë me shumë se ylli i Interit, Romelu Lukaku (24 sosh).

Seria A përmes një komunikate ka konfirmuar se Ronaldo ka fituar çmimin e sulmuesit më të mirë në Seria A./Lajmi.net/