CR7 nuk ndalet, stërvitet në stadiumin e Madeira gjatë krizës së COVID-19

Cristiano Ronaldo ka filluar stërvitjet në fushë të hapur për të qenë i gatshëm për vazhdimin e sezonit në Serie A.

Sport

09/04/2020 13:30

‘Dnoticias’ raporton se 35 vjeçari po stërvitet në stadiumin e Madeira, në Choupana, përcjell lajmi.net.

Fotografitë tregojnë pamje të ndryshme të stërvitjeve, me të cilat Ronaldo synon të mbetet aktiv para rikthimit të mundshëm të kampionatit në Serie A.

Ronaldo ka udhëtuar drejt Portugalisë më 9 mars, shkaku i gjendjes delikate të nënës së tij, dhe mbeti atje me koronavirusin që kishte filluar të përhapej në Itali.

Raportohet se Ronaldo do të kthehet në Torino javën tjetër, para një rikthimi të mundshëm të kampionatit./Lajmi.net/