Courtois tallet keq me arsyetimin e Karius

Më vjen keq për atë që i ndodhi, por t’ia ngjisësh fajin goditjes në kokë për gabimet e bëra – kur bëri edhe dy pritje të mrekullueshme – është e gabuar.

Sport

06/06/2018 22:18

Thibaut Courtois nuk është i bindur se trauma në kokë e Loris Karius është një justifikim për gabimet e bëra në finalen e Champions League.

Karius bëri dy gabime trashanike në finalen e humbur ndaj Real Madrid, një kur ai i jep topin Benzema dhe tjetri kur nuk arrin të kontrollojë goditjen nga distanca të Gareth Bale.

Por, pak minuta para gabimit të parë, Karius duket se ka marrë një goditje në kokë nga Sergio Ramos dhe ditën e hënë në një deklaratë nga Spitali i Massachusetts – pas një ekzaminimi – është shkruar se portieri kishte pësuar një goditje në kokë.

“Kjo më ka ndodhur edhe mua me Alexis Sanchez,” shprehet Courtois. “Kisha një tronditje dhe nuk mund të shihja topin, kështu që 20 minuta më pas dola nga loja.

“Më vjen keq për atë që i ndodhi, por t’ia ngjisësh fajin goditjes në kokë për gabimet e bëra – kur bëri edhe dy pritje të mrekullueshme – është e gabuar.

“Ato pritje ishin fat? Është për të ardhur keq që bëri ato gabime, por nëse ke pësuar një goditje doktorët do të thonë të dalësh nga ndeshja. Mund t’i ndodhi çdo portieri, por t’ia ngjisësh traumës, më duket e çuditshme”.