Courtois lojtari i ndeshjes për Real Madridin

Thibaut Courtois është zgjedhur lojtari më i mirë i Real Madridit, në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Sport

29/05/2022 08:13

Real Madridi mbrëmë shënoi fitore 1:0 ndaj ‘Reds’, kështu duke u shpallur kampionë të garës më prestigjioze të futbollit për klube, Ligës së Kampionëve.

Trajneri Carlo Ancelotti, ri-shkruajti histori në këtë kompeticion, ndërsa goli i Vinicius Junior në pjesën e dytë shënoi një fitore 1-0 kundër Liverpool në Paris për të siguruar një sukses rekord të 14-të për Realin dhe duke e bërë Ancelottin trajnerin e parë që fiton katër Kupa Evropiane.

Por, ndërsa goli i Vinicius ishte momenti vendimtar, Reali ia detyroi fitoren e tyre portierit Thibaut Courtois, i cili bëri një sërë pritjesh vendimtare gjatë gjithë ndeshjes.

Belgu bëri pritje fenomenale ndaj Mohamed Salah dhe Sadio Mane gjatë minutave të hershme, duke shtyrë një gjuajtje të senegalezit në shtyllë.

Courtois vazhdoi performancën e tij heroike në pjesën e dytë, para dhe pas golit të skuadrës së tij, për të vulosur një çështje bindëse për çmimin e lojtarit të ndeshjes.

Portieri i Real Madridi mbrëmë fitoi edhe trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të parë me ekipin e tij./Lajmi.net/