Courtois: Ka qenë një nder të kem trajner një legjend si ti

Thibat Courtois ka reaguar në rrjetin e tij social, instagram, mbi largimin e Zinedine Zidane.

Sport

27/05/2021 12:36

Lojtari që luajti më së shumti nën urdhrat e Zidane është pikërisht portieri Courtois, i cili ka disa fjalë për Zidane, përcjell lajmi.net.

“Ka qenë një nder që të kem një legjendë si ti si trajner. Faleminderit për atë që më keni mësuar, për besimin që keni pasur gjithmonë tek unë dhe për atë që kemi fituar së bashku Zidane. Shpresojmë të takohemi përsëri. Unë ju uroj më të mirat juve”, shkruhet mes tjerash.

Zidane do të largohet nga Real Madrid për herën e dytë, pasi fillimisht u largua në sezonin 2017/18.

Përpos Courtois, një mesazh për Zidane e kishte edhe Sergio Ramos./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Thibaut Courtois (@thibautcourtois)