Costa në Tiranë: Dua që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i përmbushin kriteret e të anëtarësohen në BE
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pas takimit në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, foli edhe për planin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, me theks të veçant Ballkanin Perëndimor. Costa ndër të tjera ka thënë se dëshiron ta sheh Ballkanin Perëndimor në BE. “Jemi duke jetuar momente shumë të veçantë në botë, më…

Lajme
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pas takimit në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, foli edhe për planin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, me theks të veçant Ballkanin Perëndimor.
Costa ndër të tjera ka thënë se dëshiron ta sheh Ballkanin Perëndimor në BE.
“Jemi duke jetuar momente shumë të veçantë në botë, më shumë se kurrë kemi nevojë të përshpejtojmë bashkimin e të gjithë Evropës, dhe forcën dhe fuqinë e saj, dhe kjo na sjellë në këtë moment për zgjerimin, sigurisht për Ukrainën, Moldavinë, por edhe për Gjeorgjinë në rast se ata dëshirojnë”.
“Por, sigurisht edhe për Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor ka treguar edhe më parë se dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, këtu nuk është një garë, por dëshira ime është që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara së më shpejt që është e mundur me përmbylljen e negociatave, që të tregojnë rezultatet për reforma dhe të përmbushin kriteret”, ka thënë Costa.