Costa ‘çmend’ Ronaldon: Dybala, lojtari më i mirë në skuadër

Anësori i Juventusit, Douglas Costa mezi pret të rikthehet në fushë dhe pretendon se Paulo Dybala është bashkëlojtari i tij më i mirë.

Sport

22/04/2020 12:39

Costa po e kalon pandeminë e koronavirusit në vendin e lindjes në Brazil.

“Shpresoj të kthehem në Itali së shpejti”, tha ai në Instagram Live, përcjell lajmi.net.

“Nuk mund të pres që të kthehem, sepse nuk di më çfarë të bëj këtu”.

Pavarësisht se luan përkrah Cristiano Ronaldos, braziliani pranoi se ishte dikush më i mirë se ai në radhët e Juve.

“Shoku im më i mirë i skuadrës është Paulo [Dybala]”. /Lajmi.net/