Correa e pranon që Cristiano Ronaldo është lojtari që Atletico nuk dëshiron ta ketë përball

Atletico Madrid do mirëpres Manchester Unitedin në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve".

Sport

22/02/2022 14:20

Asnjëra skuadër nuk është në formë shumë të mirë, prandaj disa gjëra do ndikojnë që të mësohet fituesi, transmeton lajmi.net.

Man United ka një përparësi që është Cristiano Ronaldo, lojtari që gjithmonë ka qenë në formën më të lartë në çdo përballje kundër Atletico Madridit.

Edhe ylli i Atleticos, Angel Correa për “Marca” ka thënë se Ronaldo është lojtari që nuk dëshiron ta këtë përball.

“E dini si është Cristiano. Ka bërë shumë probleme në herët e fundit që kemi takuar”.

“Por, nuk mund të shohësh vetëm Cristianon, duhet të shikosh tërë skuadrën. janë ekip i mirë dhe duhet të përgatitemi seriozisht që t’i mposhtim”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përballja zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/