Conte nuk e do tek Interi, skuadra nga La Liga interesohet për Vecino
Matias Vecino me shumë gjasë do të përfundojë në La Liga.
Sport
Mesfushorit të Inter i është bërë me dije se nuk pëlqehet në ‘San Siro’ dhe nuk bën pjesë në planet e Antonio Conte.
‘Corriere dello Sport’ shkruan se Sevilla është skuadra e interesuar për shërbimet e mesfushorit, transmeton lajmi.net.
Uruguaiani i bashkohej skuadrës së Inter nga Fiorentina, dhe në kohën e Luciano Spalletti ishte i padiskutueshëm.
Vecinos ka parë minutat e tij tek reduktohen këtë sezon, dhe në Serie A është paraqitur vetëm 14 herë.
Sevilla pritet të bëjë një lëvizje për lojtarin para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.
Inter janë gati të heqin dorë nga kartoni i lojtarit, dhe me paratë e fituara nga ai, të kryejnë ndonjë lëvizje tjetër. /Lajmi.net/