Coca-Cola lancon ‘ujin alkoolik’ të ri me aromë frutash në Mbretërinë e Bashkuar
Ekspertët pretendojnë se 'ka rikrijuar alcopops' dhe është 'më i fortë se një birrë mesatare'.
Fun
Ekspertët e shëndetit kanë akuzuar Coca-Cola për ‘rishpikjen e alkopopëve’ me një markë uji të gazuar me aromë frutash të lidhur me alkool, shkruan “DailyMail”, transmeton lajmi.net.
Pas një rënieje në shitje të disa prej pijeve më të njohura, firma do të nisë këtë muaj shitjen e Topo Chico në Mbretërinë e Bashkuar.
Uji alkoolik ’përmban 4.7 për qind alkool në vëllim, e cila është pak më i lartë se një birrë mesatare.
Kompania më e madhe në botë e pijeve freskuese ka parë të ardhurat e saj globale operative të bien me më shumë se 10 miliardë dollarë që nga viti 2012, me shitjet e pijeve më sheqer si pajsojë e paralajmërimeve shëndetësore.
Topo Chico ka shumë më pak sheqer sesa alkopopët e njohur si Hooch dhe Two Dogs të cilët u akuzuan se inkurajonin pirjen e të miturve.
Ka 96 kalori për 330 ml kanaçe dhe do të jetë në dispozicion në tre aroma.

Produkti i ri do të përballet me një konkurrencë të fortë.
Birraria më e madhe në botë, multinacionale AB InBev, shet një sërë pijesh aloholike në Mbretërinë e Bashkuar, promovuar si vegan dhe pa gluten.
Fabrika e birrës suedeze Kopparberg gjithashtu tregton një gamë të fortë të shijeve, duke përfshirë shijet e qershisë së zezë dhe frutit të pasionit.
Një zëdhënës i Coca-Cola tha: “Lëshimi i Topo Chico shënon markën e parë të alkoolit të Coca-Cola në Britani. Ne jemi të lumtur për lansimin”.
Ai gjithashtu shtoi se: “Një politikë specifike globale e marketingut të përgjegjshëm u zhvillua për të siguruar që Coca-Cola dhe partnerët e tanë ta rrisin këtë markë në një mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme, që marketingu ynë të mos tërheqë njerëzit nën moshën ligjore të blerjes dhe që ne të përkrahim konsumin e përgjegjshëm”. /Lajmi.net/