CNN: A është i gatshëm Putin ta pres Trumpin me qilim të kuq?

1:00 | 10 Nentor 2016

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zgjedhja e Donald Trumpit president janë moment historik në marrëdhëniet e trazuara midis SHBA-së dhe Rusisë, vlerëson CNN.

Për vite të tëra, Moska dhe Uashingtoni nuk kanë pasur marrëdhënie të mira e sidomos në vizionin e tyre të ndryshëm për gjendjen në Ukrainë dhe Siri, sanksionet ekonomike dhe lojërat e tjera politike, transmeton lajmi.net.

Me të fituar kandidati republikan, automatikisht është aktivizuar edhe dëshira e Rusisë të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë, gjë që tregon se ka shpresë për Kremlinin.

“Kemi dëgjuar fjalët e tij, kur ai ishte ende vetëm kandidat. Rusia është e gatshme të bashkëpunojë plotësisht me Shtetet e Bashkuara”, tha Putin.

Reagimet e Dumas ruse ishin të njëanshme. Deputetët besnikë të Kremlinit përshëndetën rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Trump ka qenë gjithmonë i preferuari i Moskës, edhe pse analistët thonë se kjo ishte për shkak të armiqësisë që ka Moska ndaj Hillary Clintonit.

“Trump është një njeri praktik. Ai do të heqë sanksionet kundër Rusisë”, ka thënë këshilltari i Putinit Sergei Glazyev.

Gjatë fushatës zgjedhore Trump hodhi mundësinë që Uashingtoni të njohur sovranitetin e Rusisë në lidhje me gadishullin e diskutueshëm të Krimesë, i cili u aneksuar në vitin 2014, në prag të luftës në Ukrainë.

Megjithatë, trajtimi i plagëve në marrëdhëniet mes dy ish- kundërshtarëve të luftës së ftohtë nuk do të jetë i shpejtë, por as i lehtë, thonë Kremlin për CNN.

Një hap në këtë drejtim do të jenë marrëdhënie personale mes Trumpit dhe Putinit, të cilët filluan të shkëmbenin komplimente gjatë fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara. /Lajmi.net/