Çmimet e larta, bëhet thirrje që më 10 shkurt qytetarët të bojkotojnë marketet në Kosovë
Çmimet e larta të produkteve ushqimore, janë bërë tejmase sfiduese për qytetarët e Kosovës. Ndonëse vazhdimisht është bërë thirrje për reagim institucional në këtë aspekt, kjo nuk ka ndodhur dhe çmimet vazhdojnë të jenë shumë të larta. Disa aktivistë të shoqërisë civile kanë bërë thirrje që më datë 10 shkurt, qytetarët të bojkotojnë supermarketet në…
Lajme
Çmimet e larta të produkteve ushqimore, janë bërë tejmase sfiduese për qytetarët e Kosovës.
Ndonëse vazhdimisht është bërë thirrje për reagim institucional në këtë aspekt, kjo nuk ka ndodhur dhe çmimet vazhdojnë të jenë shumë të larta.
Disa aktivistë të shoqërisë civile kanë bërë thirrje që më datë 10 shkurt, qytetarët të bojkotojnë supermarketet në Kosovë, shkruan lajmi.net.
“Do të BOJKOTOJMË të gjitha supermarketet në Kosovë më 10 SHKURT, për 24 orë, për të protestuar kundër çmimeve të larta. Ne jemi qytetarë apolitik të brengosur për rritjen e çmimeve, dhe kërkojmë çmime të arsyeshme. Nëse keni nevojë për blerje të produkteve bazike, rekomnadojmë të bleni në tregje të gjelbra, prej fermerëve lokal. Më 10 SHKURT, nuk do të bëjmë asnjë blerje në supermarketet, dhe nëse nuk dëgjohet zëri ynë, do të vazhdojmë me aktivitete të tjera. Shpërndaje dhe fto të tjerët për bojkot!”, ka shkruar aktivistja Neri Ferizi në Facebook.
Ajo ka ftuar qytetarët të bojkotojnë supermarketet dhe të ftojnë miqtë e familjarët e tyre për këtë. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: