‘Çmenduri’, Raiola kërkoi 50 milionë euro pagë për Haaland nga Chelsea

Chelsea deri vonë ishte i interesuar për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sport

25/08/2021 08:23

Norvegjezi ishte i lidhur me largimin nga Dortmund këtë verë, por skuadra gjermane kërkoi 175 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Por, kjo nuk është e gjitha, një ndër arsyet pse Chelsea nuk bëri ofertë zyrtare për Haaland ishte paga e ‘çmendur’ që kërkoi agjenti Mino Raiola.

Gazetari me burime të shumta i Bild, Christian Falk, raporton se Raiola ka kërkuar pagë prej 50 milionë euro për vit nga Chelsea, në mënyrë që të fitojë 40 milionë euro si agjent kur të kompletohet transferimi.

Verën tjetër, Haaland ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro, por pritet të rritet deri më 90 milionë euro./Lajmi.net/