Çka t’ju themi fëmijëve për Babadimrin?

Sipas ekspertëve, fëmija e kupton vetë se legjendari Babadimër (Santa Claus) nuk mund të ekzistojë dhe se një plak që jeton në vende të akullta nuk mund të arrijë për një natë në shtëpinë e të gjithë fëmijëve në mbarë botën. Zakonisht, fëmijët fillojnë të mos besojnë më në Babadimër në moshën 5-7 vjeçare (posaçërisht…

Lifestyle

20/12/2013 06:30

Sipas ekspertëve, fëmija e kupton vetë se legjendari Babadimër (Santa Claus) nuk mund të ekzistojë dhe se një plak që jeton në vende të akullta nuk mund të arrijë për një natë në shtëpinë e të gjithë fëmijëve në mbarë botën.

Zakonisht, fëmijët fillojnë të mos besojnë më në Babadimër në moshën 5-7 vjeçare (posaçërisht ata që kanë vëllezër apo motra më të mëdhenj, që ‘spiunojnë’).

Kjo për faktin se deri në moshën 7 vjeçare jetojnë në ‘mendimet magjike’, të aftë për të imagjinuar edhe gjëra që nuk ekzistojnë, përfshirë këtu edhe fantazinë.

Por, nëse një ditë fëmija juaj vjen në shtëpi nga kopshti apo nga shkolla dhe ju thotë: Babadimri nuk ekziston, këtë e dinë të gjithë? Çka nëse dikush më i madh ia ka treguar të vërtetën?

Pa panikë. Mundohuni t’ia shpjegoni fëmijës suaj që ata që i kanë thënë se nuk ekziston Babadimri, kanë dashur vetëm t’i vënë në sprovë dhe t’i provokojnë.

Dërgojeni fëmijën tuaj tek bredhi dhe dritat, duke ia hequr vëmendjen nga dyshimi i tij. Këtë bëjeni vetëm edhe për pak kohë, sepse me kalimin e viteve, secili fëmijë e kupton përfundimisht realitetin se Babadimri i tyre i ëndrrave, nuk ekziston.