Çka bëri Alonso kur e takoi Platinin?

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso mezi e përshëndeti presidentin e UEFA-s, Michel Platini derisa mori medaljen e fituesit të Superkupës së Evropës.

Sport

13/08/2014 00:37

Xabi Alonso bëri një reagim mjaft të qartë në drejtim të presidentit të UEFA-s, Michel Platini pas suspendimit për ndeshjen e Superkupës së Evropës, kundër Sevillas në Cardiff.

Mesfushori i Real Madridit nuk pati të drejtë loje për shkak të suspendimit që pësoi si rezultat i kremtimit të golit të Gareth Bale në finalen e Ligës së Kampionëve kur u ngrit nga tribuna dhe hyri në fushë për të festuar me futbollistët, edhe pse ishte i pezulluar për atë duel.

Në momentin kur u afrua për të marrë medaljen e tij, ai e përshëndeti me dëshpërim Platinin duke ia bërë të kuptojë se qka mendon për suspendimin që ia shqiptuan.