Citroen do të lëshoj një makinë elektrike në treg

Citroen lëshon një makinë të vogël elektrike prej 5929 euro me dy ulëse, që duket si një lodër dhe mund të drejtohet nga kushdo.

Auto & Tek

01/03/2020 09:13

Citroen Ami,, e cila është pothuajse 8 metra e gjatë dhe katër metra e gjysmë e gjerë, mund të ngarkohet duke përdorur një fole shtëpiake në vetëm tre orë. Mundësohet nga një motor elektrik 6kw i cili është i lidhur me një bateri jon litium 5.5kWh.

Dy dyert e makinës hapen në drejtime të kundërta, e cila sipas Citroen lejon qasje më të lehtë në kabinë, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Në Francë, fëmijët deri në moshën 14 vjeç do të lejohen të drejtojnë makinën, ku Citroen planifikon t’i marrë me qira për aq pak sa 19 euro në javë.

Në Britani, personi më i ri që mund të aplikojë për licencë të përkohshme është 15 vjet dhe nëntë muaj. Sidoqoftë, nuk mund të drejtoni një makinë derisa të paktën të mbushni  17 vjeç, përveç nëse kualifikoheni për një Pagesë të Pavarësisë Personale (PIP) si rezultat i një sëmundjeje ose paaftësie afatgjatë.

Vincent Cobee, drejtori i përgjithshëm i markës Citroen tha: “Për 100 vjet, Citroen ka qenë gjithmonë inovative dhe krijuese në demokratizimin e lirisë së lëvizjes. Këtë vit, Citroen ka dalë me një zgjidhje të re për lëvizshmëri urbane të arritshme për të gjithë: kompakt, mbrojtës, 100 përqind elektrik, pa leje drejtimi, dhe të përballueshme”.

Ami, 100% elektrik synon të jetë një përparim i vërtetë në mundësimin e lëvizjes urbane, një zgjidhje në sinkron me modelet e reja të konsumit.

Sipas Citroen, porositë e para për një Ami do të pranohen në Francë nga 30 mars, me tregjet në Spanjë, Itali, Belgjikë, Portugali dhe Gjermani të hapen më vonë.

Citroen kishte planifikuar të niste Ami në Motor Show në Gjenevë. Ngjarja madhore u anulua nga organizatorët për shkak të kërcënimit të paraqitur nga Coronovirus. /Lajmi.net/