Çitaku reagon për fushatën e mediave serbe kundër saj: Askush nuk iu merr seriozisht
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas sulmeve ndaj saj nga mediat serbe.

Lajme
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se çdo javë, mediat serbe po shpikin storie nga më të ulëtat për të, shkruan lajmi.net.
Ajo thotë se me këdo që takohet, mediat serbe shkruajnë se është në lidhje me të.
Çitaku thotë se e di që askush në SHBA nuk i merr këto raportime seriozisht, dhe as vetë mediave që kanë bërë sulme të tilla.
Ky është postimi i plotë i saj në Facebook:
Ka kohë që disa media në Serbi merren në mënyrën më të ndytë dhe më agresive me mua . Thuajse çdo javë shpikin nga një storie të ultë dhe pashije për mua.
Me këdo që takohem shkruajnë se jam në lidhje intime me të.
Qëllimin ua di. Ata e dinë se askush në SHBA nuk i merr seriozosht.
Por, ata së paku shpresojnë që me këtë lloj strategjie të ndytë do të ma bëjnë punën më të vështirë, sepse, sërish sipas tyre, eventualisht kjo lloj fushate do t’i detyronte njerëzit të hezitojnë të takohen e të shihen me mua në publik nga frika e sulmeve në tablloidet e sponzorizuara serbe. /Lajmi.net/