Çitaku për Kurtin që nga Londra udhëtoi drejt Barcelonës: Kthehu e kryej punët e shtëpisë – afati i Kushtetueses po shkon drejt fundit pa asnjë përpjekje serioze

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me vizitat e tij jashtë vendit dhe zhvillimet politike në vend. Ajo ka përmendur qëndrimin e Kurtit për disa ditë në Londër dhe vizitën e paralajmëruar në Spanjë, duke thënë se këto udhëtime, sipas saj, nuk kanë sjellë rezultate konkrete për Kosovën,…

Lajme

17/04/2026 15:55

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me vizitat e tij jashtë vendit dhe zhvillimet politike në vend.

Ajo ka përmendur qëndrimin e Kurtit për disa ditë në Londër dhe vizitën e paralajmëruar në Spanjë, duke thënë se këto udhëtime, sipas saj, nuk kanë sjellë rezultate konkrete për Kosovën, transmeton lajmi.net.

“Pas tri ditësh në Londër, Kryeministri Kurti paska vendosur t’i kalojë edhe tri të tjera në Spanjë, pa asnjë rezultat konkret për Kosovën”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka kritikuar edhe mungesën e progresit në çështjet institucionale, duke përmendur afatin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit.

“Ndërkohë, afati 34-ditor i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit po shkon drejt fundit, pa asnjë përpjekje serioze për konsensus”, ka theksuar ajo.

Çitaku ka vlerësuar se kjo qasje, sipas saj, tregon mungesë vullneti për stabilitet institucional dhe rrezikon krijimin e krizave të reja politike.

“Kjo qasje dëshmon mungesë të vullnetit për stabilitet institucional dhe lë të kuptohet një orientim drejt krizave të njëpasnjëshme”, ka shtuar ajo.

Në fund të reagimit, ajo i është drejtuar kryeministrit me një thirrje të drejtpërdrejtë.

“Kryeministër, kthehu e kryej punët e shtëpisë… Lëri shëtitjet e samitet pa rezultat, se ke dëshmu që nuk është hajri yt në diplomaci!”, ka përfunduar Çitaku./lajmi.net/