Çitaku për fotografinë e Kurtit në listën me deputetë: Kjo është fytyra reale e VV-së, nuk ka lëvizje e as barazi por kult
Kandidatja për deputete e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për fotografinë që VV ka shpërndarë, e në listën me 110 deputetë, është vetëm fotografia e Albin Kurtit, ndërsa kandidatët e tjerë janë vetëm numra. Çitaku ka thënë se kjo është fytyra reale e VV, që nuk ka lëvizje, as barazi…
Lajme
Kandidatja për deputete e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për fotografinë që VV ka shpërndarë, e në listën me 110 deputetë, është vetëm fotografia e Albin Kurtit, ndërsa kandidatët e tjerë janë vetëm numra.
Çitaku ka thënë se kjo është fytyra reale e VV, që nuk ka lëvizje, as barazi por kult.
“Një strukturë ku ekziston vetëm një njeri, një zë, një vullnet. Të tjerët janë thjesht numra që rreshtohen, njerëz që binden, figura të zëvendësueshme. Aty nuk ka bashkëpunim, ka nënshtrim”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka thënë se në VV, nuk ka mendim kritik por bindje të verbër.
“Identiteti fshihet, personaliteti shtypet, dinjiteti sakrifikohet për t’i shërbyer liderit. Dhe një parti që sundohet si kult, nuk mund të qeverisë shtetin ndryshe”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i saj: