Çitaku: PDK ka vetëm një kryetar, deklaratat e Kurtit ngjajnë me ato të Prokurorisë Speciale

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë në “Pressing” të T7, se PDK-ja ka vetëm një kryetar. Ajo referuar deklaratës së Albin Kurtit se PDK-ja ka tre-katar kryetarë, tha se deklarata e tij është identike sikur e Prokurorisë Speciale në Hagë. “Kryetar i PDK-së është një dhe i vetëm është Bedri Hamza.…

Lajme

20/05/2026 22:24

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë në “Pressing” të T7, se PDK-ja ka vetëm një kryetar.

Ajo referuar deklaratës së Albin Kurtit se PDK-ja ka tre-katar kryetarë, tha se deklarata e tij është identike sikur e Prokurorisë Speciale në Hagë.

“Kryetar i PDK-së është një dhe i vetëm është Bedri Hamza. Ne kemi debate brenda partisë, ka zëra të ndryshëm brenda PDK-së e diskutime. Por e them me kompetencë të plotë se kryetar është vetëm Bedri Hamza”.

“Albin Kurti shpesh ka thënë se PDK-ja ka 3-4 kryetarë, duke iu referuar krerëve që janë në Hagë, deklaratat e Kurtit për këtë çështja janë identike me deklaratat e Prokurorisë të Gjykatës Speciale”, ka thënë ajo.