Çitaku: Kosova në krizë politike, ekonomike dhe morale pas gjashtë viteve qeverisje të Kurtit
Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, tha se si shtet jemi në “krizë politike, ekonomike, kushtetuese, ekzistenciale e morale”. Ajo në Pressing në T7, tha se tani “vlerat e secilit kontesohen”, sipas saj, për shkak të “politikës së papërgjegjshme të Albin Kurtit, sot vëllau nuk flet me vëlla, motra nuk flet me motër”. Duke shtuar se…
Lajme
Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, tha se si shtet jemi në “krizë politike, ekonomike, kushtetuese, ekzistenciale e morale”.
Ajo në Pressing në T7, tha se tani “vlerat e secilit kontesohen”, sipas saj, për shkak të “politikës së papërgjegjshme të Albin Kurtit, sot vëllau nuk flet me vëlla, motra nuk flet me motër”.
Duke shtuar se “njëri tjetrin e shohin si armiq”, dhe se Albin Kurti që gjashtë vite ka prodhuar “kriza të njëpasnjëshme”, u shpreh Çitaku