Hamza s’tregon çka biseduan me Kurtin, flet për vizitën e Jakup Krasniqit: Ai duhej të ishte afër familjes e bashkëshortes së tij
Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka folur para mediave para se të nis seanca e Kuvendit të Kosovës. Ai ka komentuar vizitën e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit në Kosovë, “E ka bë edhe moshën dhe ka ardhur për një gjendje familjare ku bashkëshortja e tij nuk është mirë me shëndet, dhe jam i bindur…
Lajme
Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka folur para mediave para se të nis seanca e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka komentuar vizitën e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit në Kosovë,
“E ka bë edhe moshën dhe ka ardhur për një gjendje familjare ku bashkëshortja e tij nuk është mirë me shëndet, dhe jam i bindur se secili qytetar edhe unë që e kam mik nuk po ndihem mirë. Ai është dashur të ishte afër familjes e bashkëshortes së tij”, ka thënë Hamza.
Ai është pyetur se çka biseduan në takimin paraprak me kryeministrin Albin Kurti ai dhe u.d e kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, por që nuk ka dhënë detaje.
“Flet kryetarja”, ka thënë shkurt Hamza. /Lajmi.net/